
Rudina Seseri, kandidate e Partise Socialiste, Rudina Seseri ka shpjeguar arsyet qe e detyruan te kthehej ne Shqiperi per t’iu futur rruges se politikes.
“Kandidoj, sepse si shume qytetare te tjere qe jetojne jashte, kemi deshire te kthehemi ne vendin tone dhe si une ka plot te tjere, akademike te shquar dhe biznesmene te shquar por qe kurre nuk kane arritur te kthehen”, thekson Seseri ne “Top Story”. Ne vijim te fjales se saj, kandidatja socialiste mbroi vlerat e PS-se, duke thene se eshte nje parti e hapur hyrje te reja.
“Nuk ia vlen te shikojme me mbrapa sic shikon PD-ja. Njerezit qe jetojne dhe punojne jashte. Mund te sjellin nje eksperience qe mund te vleje per Shqiperine. Kruja eshte braktusir nga kjo qeveri. Jam ngarkuar me pergjegjesi per t’i ndihmuar krutanet dhe kjo eshte arsyeja pse une jam ne PS”, shton Seseri, sipas se ciles, nje qeveri qe pretendon te kete investuar 7 here me shume ne Kruje, do te thote se i ka keqmenaxhuar ato para.
“Ka nje papunesi te theksuar qe i ka lene qytetaret pertej mjerimit”, shtoi kandidatja socialiste.
Top Channel