
Rritja e kredive te keqija, i ka detyruar bankat te kerkojne me shume nderhyrjen e shtetit per t’u perballur me kete situate.
Sipas te dhenave zyrtare, ne 5 muajt e pare te ketij viti numri i dosjeve te derguara ne permbarim per mosshlyerje kredish vetem ne Tirane eshte dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar
“Kemi nje situate ne rritje krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008. Keshtu ne 5-mujorin e pare te 2008 kishim 240 dosje, ndersa kete vit kemi 460 te tilla”, u shpreh, Arjan Bylykbashi, drejtor i Permbarimit te Tiranes.
Sipas tij, pjesa derrmuese e kredive te pashlyera jane ne vlera te vogla dhe ekzekutimi i tyre behet me sende te luajtshme
Ne fund te prillit, sipas Bankes se Shqiperise, kredite e keqija arriten ne 8 per qind, gati 3 here me shume se ne 2007-en. Parlajmerimet per rritjen e kredive te keqija dhe kembengulja e forte e FMN, e nxiten qeverine qe te miratoje ta beje me efikase nderhyrjen e permbarimit duke vendosur edhe afate me te shkurtra per ekzekutimin e detyrimeve te pa shlyera.
“Edhe nese do te kete fluks kredish te medha situata ligjore eshte shume me e kendshme per ne. Ndryshimet ne kodin e procedures civile na e bejne me te lehte pune, nderkaq eshte papergatitur ligji edhe per liberalizimin e permbarimit, qe do te thote se do kete permbarues gjyqesore private”, tha Bylykbashi.
Top Channel