Rama: Berisha theu endrren e levizjes se lire

05/06/2009 15:35

Zoti Rama perballe dhjetera mijera korcareve, paraardhesit e te cileve kane emigruar ne perendim shekuj me pare, apo te afermit e tyre ne keto njezet vjet, preku nje ceshtje te rendesishme per te gjithe shqiptaret qe ne 90-en thirren ‘e duam Shqiperine si gjithe Europa’, ate te levizjes se lire te qytetareve, nje premtim qe kundershtari i tij politik sic tha ai, Sali Berisha, nuk e mbajti.

“Sot ne nuk premtojme, po angazhohemi qe ne 2010 familjet tona nuk do te jene te ndara nga kufiri ku kalohet me vize. Familjet do te jene te bashkuara dhe do te hyjne dhe do te dalin lirisht”, u shpreh Rama.

Duke prezantuar para publikut korcar, ekipin socialist qe garon me 28 qershor ne kete qark te rendesishem, zoti Rama tha se Korca duhet ta hedhe voten per partine qe sjell ndryshimin. Dhe ai tha se kjo force politike eshte vetem PS, qe do t’i sjelle Korces krenarine e dikurshme te punes se ndershme dhe mireqenies

“Liria na bashkoi 18 vjet me pare, por politika e vjeter t’i mbaje shqiptaret te ndare nga bota, nga Evropa nga vendi ku ne meritojme te jemi dhe meritojme te jetojme jo vetem gjeografikisht po edhe fizikisht”, theksoi Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta