
Qellon me arme zjarri duke krijuar panik te qytetaret dhe me pas i jep fund jetes duke qelluar veten ne koke me plumbin e fundit.
Ngjarja ka ndodhur dje ne mesdite ne lagjen “Kiras” ne vendin e quajtur Rruga e Gjere ne Shkoder. Mesohet se 50-vjeçari Ahmet Et’hemi ne gjendje te dehur ka nxjerre nje pistolete qe e mbante pa leje dhe ka nisur te qelloje me te ne ajer.
Sipas deshmitareve okulare, te shtenat nuk kane qene vetem ne ajer, pasi personi ne fjale, duke mos i kontrolluar levizjet, ka shkrehur armen ne te gjitha drejtimet, duke rrezikuar jeten e kalimtareve te rastit.
Pas disa minutash, Et’hemi eshte futur ne ambientet e brendshme te nje lokali dhe ne ate moment ka qelluar veten me nje plumb ne koke. Plumbi i fundit i pistoletes ka qene vdekjeprures per 50-vjeçarin. Nderkohe policia e mberritur ne vendngjarje vetem pak minuta pas ngjarjes, ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale armen e zjarrit tip pistolete qe viktima mbante pa leje.
Nderkohe, trupi pa jete eshte derguar per ne morgun e spitalit rajonal te Shkodres. Sipas policise, mesohet se viktima njihej si person qe pinte here pas here dhe vuante nga depresioni nervor. Per te sqaruar detaje te tjera te ngjarjes, policia ka marre ne pyetje disa deshmitare okulare, si edhe familjaret e 50-vjeçarit te vdekur.
Top Channel