PS: Zgjidhje arsimit, shendetesise dhe prones

05/06/2009 20:30

Kandidati per deputet ne qarkun e Fierit per Partine Socialiste, Gramoz Ruci ka zhvilluar takimet e radhes ne fshatrat Portez dhe Zharre.

Ruci eshte shprehur perpara banoreve te zones, se PS do t’i jape fund problemit te pronesise me token, si edhe do te ndryshoje sjelljen e qeverise me ata qe jetojne ne fshat.

“Kush nuk eshte ngopur keto vjet me Berishen le te votoje per ta pasur edhe 4 vjet te tjera. Kush eshte ngopur te votoje Edi Ramen”, ka deklaruar Ruci.

Ndersa Ben Blushi ne fshatin Kuc te qarkut te Korces tha se punesimi i te rinjve eshte nje tjeter prioritet i PS-se per qeverisjen e ardhshme.

“Shqiperia do ndryshoje diten kur femijet tane nuk do rriten me idene per ta braktisur. Kur te rinjte kerkojne pune ne vende te tjera, kjo gje do te ndikoje negativisht. E vetmja zgjidhje eshte te krijojme vende pune ne fshat e qytet dhe te ndryshojme arsimin”, ka pohuar Blushi.

Nderkohe, kandidatja per deputete ne qarkun e Elbasanit per PS-ne, Valentina Leskaj eshte perqenduar ne fjalen e saj perpara banoreve te fshatit Shushice, ne permiresimin e sherbimit shendetesor.

“Une sot jam me e sigurt se kurre se me 28 qershor ne do te jemi fituesit dhe do te bejme qeverisjen qe meriton Shqiperia”, ka theksuar ajo.

Top Channel