Pronat, si deshtoi projekti i PD-se

05/06/2009 08:15

Skema e Partise Demokratike, kur erdhi ne pushtet, per te kthyer dhe kompensuar pronat, ne kufijte maksimale, duket gjeresisht e deshtuar.

Mendohet se jane te pakten mbi 70 mije ish-pronare, qe nuk e kane marre ende pronen e tyre, ndersa ne mandatin qeverises te demokrateve, vetem 500 individeve iu njoh e drejta e kompensimit.

Tjeter fakt qe krijon bindjen e nje skeme qe nuk funksionoi eshte fatura financiare, e cila rritet çdo vit. Shifrat jane te ndryshme, por nga llogaritjet e bera del nje fature kompensimi, te pakten per Tiranen, ne rreth 8.8 miliarde euro, kurse ne kater vjet, qeveria ka akorduar rreth 20 milione euro per kompensimin.

Duke pare keta faktore, edhe vet qeveria e ka krijuar bindjen se procesi i kthimit dhe kompensimit te prones nuk do te perfundoje kurre, jo me ne 2009, por as ne 2014, sikurse thuhet ne strategjine e qeverise.

Aktualisht moszgjidhja e çeshtjes se prones po mban peng investimet e huaja, duke u mjaftuar vetem me privatizimet. (Shkrimin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te gazetes “Shqip” )

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta