Ndotja ne Vlore, Xhuveli optimist
05/06/2009 16:35
Ne Diten Nderkombetare te Mjedisit, ministri Lufter Xhuveli, u shpreh optimist per pastrimin e plazhit ne pyllin e Sodes, pasi sipas tij solari po del ne breg.
“Mundesia per t’u pastruar deti eshte shume e lehte. Operatoret duhet te tregohen me te ndergjegjshem per te mos shkaktuar incidente, perndryshe do te merren masa”, u shpreh Xhuveli.
Zoti Xhuveli ka kerkuar qe te gjitha strukturat e shtetit te forcojne masat per parandalimin e aksidenteve te tilla, qe po shkaktojne katastrofa mjedisore. Dhjetera ton nafte u derdhen te merkuren ne plazhin e pyllit te Sodes cka solli jo vetem ndotje te detit por edhe ngordhje te nje numri te madh gjallesash nenujore.
Top Channel