KiE: Zgjedhjet, test per demokracine

05/06/2009 18:50

Nje delegacion i Asamblese Parlamentare te KiE vizitoi Shqiperine ne prag te zgjedhjeve, ku dha dhe mesazhin e tij per kete proces.

Delegacioni u ka bere thirrje autoriteteve shqiptare qe te marrin masa per pajisjen e qytetareve me karta identiteti, nderkohe qe zgjedhjet i ka cilesuar jetike per te ardhmen e vendit.

“Autoritetet te marrin masa per te pajisur votuesit me karten e re te identitetit. Zgjedhjet do te jene nje test pjekurie per demokracine ne Shqiperi”, ka deklaruar delegacioni.

Zyrtaret evropiane kane kerkuar nga partite politike respektim te rrepte te Kodit Zgjedhor, duke nenvizuar se ai mund te kete nje impakt pozitiv tek zgjedhjet e 28 qershorit.

“Kodi i ri Zgjedhor mund te kete impakt pozitiv ne procesin e zgjedhjeve. Kerkojme angazhim nga partite per te zbatuar ate”, jane shprehur zyrtaret.

Me tej perfaqesuesit e KiE kane kerkuar mbulim te paanshem mediatik te fushates, si dhe kane shprehur shqetesimin per mungesen e transparences ne financimin e fushates se partive.

Top Channel