Invalidet, pa te drejte vote

05/06/2009 17:50

Rreth 4 mije para dhe tetraplegjike nuk jane pajisur me karta identiteti, pasi nuk kane mundesi fizike per t’u paraqitur ne qendrat e gjendjeve civile.

Nenkryetari i shoqates se tetraplegjikeve sqaron se deri me tani kane aplikuar vetem 20 persona, pasi godinat ku ata duhet te aplikojne nuk kane infrastrukturen e pershtatshme per ta.

“Cdo invalid eshte me karrike me rrota. Ne shkalle republike perbehen 4 mije anetare, nga te cilet vetem 20 kane aplikuar, pasi keta persona nuk ngjiten dot ne katin e trete dhe te katert. Nese ne nuk marrim kartat na hiqet pensioni, pasi keshtu eshte bere ligji”, deklaron Ali Plaku.

Sipas anetareve te shoqates se para dhe tetraplegjikeve, shume prej tyre rrezikojne te mos marrin pjese ne votime, pasi nuk jane pajisur me karten e identitetit.

Top Channel