Fushata socialiste

05/06/2009 00:05

Numri nje i listes se socialisteve per qarkun e Fierit, Gramoz Ruci ishte ne fshatin Verri, ku ne takim me banoret, e cilesoi qeverine uzurpatore dhe genjeshtare, te ciles kane filluar t’i numerohen ditet e fundit.

“Ka vjedhur xhepat e cdo shqiptari me ane te nje pushteti qe te vret diten me diell pastaj per te te varrosur”, eshte shprehur Ruci. Kurse Valentina Leskaj nga Elbasani u shpreh se socialistet jane krejt e kunderta, sepse mendojne per njerezit.

“Ata bejne qeveri vetem per interesat e familjes se tyre, ne mendojmeper ju”, tha ajo.

Pandeli Majko dhe Taulant Balla ishin ne Orenje te Librazhdit. “Ju dini ta peshoni vete se c’jane bere keto kater vjet”, theksoi Majko.

Kurse Taulant Balla u kerkoi banoreve qe te votojne per Partine Socialiste, sepse ajo ka, sipas tij, kandidatin me te mire per kryeminister.

“Keni nje kandidat qe per pese vite me radhe drejtoi ne menyre te suksesshme Tiranen dhe kjo tregon se Shqiperia ka nevoje per nje kryeminister si Edi Rama”, pohoi Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA