Dallku: Une, tifoz ultras nga tribuna

05/06/2009 09:05

Pas skualifikimit per ndeshjen ne Braga, ata kartone “te mallkuar” i kane mohuar serish te drejten per te luajtur ne sfiden e Tiranes ndaj Portugalise.

Ky eshte mbrojtesi Armend Dallku, i cili eshte i detyruar qe kete takim ta ndjeke nga tribuna. “Ndiej keqardhje qe nuk do te jem kunder Portugalise, nenvizon mbrojtesi.

Edhe ne ndeshjen e pare nuk kam luajtur. Portugalia ishte ndeshja kryesore e grupit dhe per kete me vjen shume keq qe nuk luaj, pasi çdo lojtar tjeter kerkonte te luante ne kete takim.

Gjithsesi fati i tille eshte. Nuk mund t’i parashikosh dot gjerat”. Por ai premton se do te jete nje “ultras” i flakte ne mbeshtetje te shokeve te skuadres: “Gjithsesi per kete ndeshje do te bej tifo per ekipin duke perkrahur çunat qe te bejne maksimumin dhe per te perseritur ndeshjen e pare ne Braga”. Ndersa thekson se e ardhmja e tij per momentin eshte e parashikueshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta