
Ne takimin me banoret e qarkut te Fierit, lideri i demokrateve, Sali Berisha, premtoi se pas liberalizimit te vizave, punesimi eshte premtimi i dyte kryesor per qeverine e tij.
“Jam ketu per t’u zotuar se do te bej çdo perpjekje, derisa dhe qytetari i fundit i ketij vendi te zere vendin e punes”, u shpreh Berisha.
Ne Fier, zoti Berisha i ftoi shqiptaret t’i bashkohen sic tha ai projektit te tij per Shqiperine europiane, duke vazhduar ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.
“Ndaj dhe le ta shnderrojme kete fushate, ne festen e fitores sone te madhe, le ta shnderrojme kete fushate ne bashkimin tone te madh ne historine e ketij kombi, le te bashkohemi se bashku rreth Fierit evropian, Shqiperise evropiane, drejt te ardhmes sone me te mire, le te vazhdojme ndryshimin”, u shpreh Berisha.
Top Channel