
Braktisi shtepine rreth 20 dite me pare, duke u larguar me te dashurin, nipin e burrit, perfundon ne prangat e policise per vjedhje.
Vasilika Dushku, 35 vjeçe, eshte ndaluar nga policia mbremjen e se merkures ne tentative per t’u larguar drejt Greqise. Burime te Policise se Beratit bejne te ditur se pak dite me pare, B.Dushku, nga fshati Goriçan, ka denoncuar vjedhjen e nje shume prej nje milion lekesh ne banesen e tij.
Ne denoncimin e bere, Dushku ka akuzuar si autore te vjedhjes bashkeshorten. Sipas tij, parate u zhduken bashke me gruan, e cila mesohet se ishte larguar me deshiren e saj pas nje lidhjeje disavjeçare qe kishte pasur me djalin e te kunatit, Karafil Dushkun, 23 vjeç. Sapo lidhja e tyre eshte pikasur nga burri i Vasilikes, qe eshte edhe xhaxhai i djalit, ajo eshte larguar nga shtepia, duke braktisur burrin dhe kater femijet. Policia e Beratit ka nisur menjehere hetimet per te zbuluar vjedhjen e lekeve dhe per te gjetur vendndodhjen e dashnoreve. Nga hetimet e para eshte mesuar se 35-vjeçarja ndodhej ne qytetin e Sarandes.
Uniformat blu kane udhetuar te merkuren drejt qytetit bregdetar dhe kane bere te mundur ndalimin e saj dhe te dashurit Karafil Dushku.
Ata jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise Berat, ku ende ndodhen ne dhomat e paraburgimit, duke u marre ne pyetje ne lidhje me akuzen. Nga deklarimet e para mesohet se ditet e fundit ata i kishin kaluar ne Sarande ne perpjekje per te kaluar ilegalisht kufirin per ne Greqi.
Gruaja, gjate marrjes ne pyetje nuk e ka pranuar faktin e vjedhjes se parave nga banesa e saj. Nderkaq, ajo ka pohuar se ishte larguar nga shtepia me deshiren e saj, pas nje lidhjeje dashurie disavjeçare qe kishte pasur me nipin e burrit 12 vjet me te vogel, me te cilin kishte vendosur tashme te bashkejetonte.
Top Channel