
Duke u endur prej muajsh mes Shkodres dhe Tiranes, me nje dosje ne dore, Dode Veshtja 75 vjec eshte ne kerkim te emrit te tij ne listat e demshperblimit te te denuarve politike.
Gjithe historia e jetes se tij ndodhet ne disa letra qe vertetojne se ka qene i denuar politik, i burgosur per 16 vjet me radhe ne burgun e Spacit.
E megjithe kete Veshtja nuk e gjen emrin e tij ne dosjen e te perndjekurve politike. Me shpresen se me ne fund shteti do ta demshperblente pas vuajtjeve gjate regjimit komunist, jo vetem per rinine e shkaterruar ne galerite e Spacit, por edhe per prinderit e pushkatuar si armiq te popullit, Doda priste qe administrata e Ministrise se Drejtesise te lexojne dosjen e tij. Por pas burgut te Spacit, per te kjo harrese eshte denimi i dyte, qe tashme merr ne demokraci.
Familja e tij u piketua si armike menjehere sapo regjimi i vrau prinderit ne kufi. Ishte 29 vjec kur gjithe revolten e tij Doda e shprehu me shperndarjen e ca trakteve ne Shkoder
“Tekstet e trakteve qe shperndava i mbaj mend edhe sot, sepse i kam te shkruara ne shpirt. Me arrestuan per agjitacion e propagande dhe tradheti te larte ndaj atdheut”, tregon Veshtja.
Ne shkallet e Ministrise se Drejtesise aty ku ish-te perndjekurit presin te plotesojne formulare e firmosin dokumenta, Dode Veshtja permend tekstin per te cilin u denua si shume te tjere, ne burgjet e komunizmit. Por tashme ne ndryshim nga bashkevuajtesit e tij, askush nuk ia njeh vitet e burgut. Per shtetin, Doda nuk rezulton asnje dite i denuar dhe i burgosur.
Top Channel