
Kryetari i G99, Erjon Veliaj ka deklaruar se partia e tij me hyrjen ne politike nuk synon te zgjidhe mosmarreveshjet mes “baballareve te kombit”.
Sipas tij, shqiptaret presin te shohin nje ndryshim dhe nuk kane durimin per te pare qejfprishjet dhe hatermbetjet e politikes se vjeter.
“Shqiptaret jane te shqetesuar per te vendosur mbi disa gjera te rendesishme dhe ne jemi per t’u dhene pergjigje shqetesimeve te tyre. Ne nuk kemi qene pjesetare te se majtes se vjeter dhe nuk kemi pergjegjesi per te zgjidhur qejfmbetjet. Per me teper, njerezve u ka ardhur ne maje te hundes dhe nuk iu intereson se ne cilen kazino luan Fatos Nano dhe se sa here do shaje Meta Nanon dhe Berishen”, ka deklaruar Veliaj ne emisionin “Top Story” ne Top Channel.
Veliaj ka theksuar se G99 dhe pjesa tjeter e koalicionit te majte ku ai ben pjese synon bashkimin e shqiptareve dhe sjelljen e nje ndryshimi qe te lere pas tranzicionin.
“Kemi nje beteje te rendesishme qe fillon me 28 qershor dhe nese kjo e majte ka nje mision, ai eshte se si te bashkoje shqiptaret. Kemi harxhuar nje vit duke ndjekur nje mini big brother ku diskutohet se kush e ka fajin. Une jam ketu per te bere nje politike te re, nderkohe qe Nano vepron per inate. Nese merremi me kete pune zhgenjejme shqiptaret”, ka pohuar Veliaj.
Me tej, duke e vene theksin tek zgjedhjet, kreu i G99 ka shtuar se me Kodin e ri Zgjedhor eshte krijuar mundesia per nje votim te lire, ndryshe nga me pare kur ne zgjedhje fitonte “i forti i lagjes”.
“Me Kodin e vjeter Zgjedhor, shqiptaret s’kishin asnje shans. U shkua ne zgjedhje me nje sistem ku fitonte i forti i lagjes. Tani kemi nje sistem proporcional te thjeshte, te kuptueshem dhe qe largoi te fortet”, ka shtuar Veliaj.
Top Channel