
Nje 15 vjecar ka humbur gjate nje aksidenti mbremjen e se enjtes ne Shkoder. Ngjarja e rende ka ndodhur ne periferi te qytetit te Shkodres ne vendin ku grumbullohen mbeturinat.
15-vjecari eshte zene poshte nga nje grumbull mbeturinash qe po shkarkohej nga automjeti i mbledhjes se plehrave.
Viktima per shkak te kushteve te mjerueshme ekonomike germonte prej 5 vitesh tek mbeturinat per te ndihmuar familjen e tij te varfer.
Viktima, Besmir Ujka banues ne fshatin Bardhaj ishte djali i vetem i nje familje emigranti dhe banonte me dy motrat e vogla dhe nenen.
Familja e tij jeton ne kushte teper te renda ekonomike aq sa qe adoleshenti ishte i detyruar cdo dite nga mengjesi deri ne darke te qendronte mes grumbullit te pleherave qe te siguronte jetesen.
Top Channel