
Sipas ish anetarit te Partise Socialiste, Petro Koci, shkaqet qe cuan ne carjen e se majtes pas vitit 2005 jane tek ndryshimet negative ne jeten e brendshme te PS-se.
“Ne kete parti nuk u ndermor asnje levizje politike ‘Rama ik’, por jane bere perpjekje per te shendoshur sistemin e brendshem. Ne beme perpjekje qe nepermjet dialogut gjerat te korrigjoheshin. Perpjekja jone e fundit ishte ne dhjetor te 2007-es per nje kongres statutor. Rama propozoi ndarjen e partise ne rang qyteti dhe ne rang fshati gje qe solli edhe humbjen ne zonat rurale ne vitin 2007”, theksoi Koci.
Ne vijim, ai u perqendrua ne analizen e zgjedhjeve te vitit 2005, duke thene se PS humbi 14 zona elektorale nga LSI-ja dhe 11 zona alektorale nga aleatet. “Ka qene nje proces i brendshem tek e majta per te larguar zotin Nano dhe kjo coi ne emerimin e Berishes kryeminister. Ne humbem ne Rrogozhine sepse Rama shkon e ben fushate jo per kandidatin e PS-se, por per kandidatin e Cekes. Kjo eshte pikerisht pjesa e ketij plani per ta larguar Nanon nga drejtimi i partise”, deklaroi kreu i PSV91.
Koci foli edhe per zgjedhjet e 28 qershorit, duke nenvizuar se PS nuk mund ti fitoje e vetme zgjedhjet, ndersa e majta e bashkuar, po. “PS u fut ne nje proces te ndyshimit te kushtetutes me nje profil te djathte, ku pushteti perqendrohet ne duart e kryeministrit dhe i hiqet opozites mocioni i mosbesimit ndaj tij. Ketu filloi carja e madhe tek e majta sepse ne vend qe te ndertohej nje kushtetute gjitheperfshirese, u ndertua nje sistem zgjedhor qe parashikon perjashtimin e alternativave ndryshe. Kjo qe ka ndodhur me kushtetuten eshte ngjarja me e shemtuar politike ne histiorine e opozitave qe nga momenti qe ka lindur pluralizmi dhe kjo qe ka ndodhur duhet pare me shume kurajo. Koncepti i nje shteti eshte koncepti ku duhet te dallohet e majta nga e djathta. Ne nuk duhet te sillemi si te majte dhe te pranojme ndryshimet kushtetuese qe ne thelb jane te djathta. Me kete akt qe ka ndodhur, politikanet ua rrembyen kushtetuten qytetareve”, shtoi Koci.
Top Channel