Me procesin e decentralizimit ne Kosove, serbet kosovare do te gezojne autonomi te plote te cilen asnje popull i Evropes nuk e ka gezuar ndonjehere.

Keshtu ka deklaruar perfaqesuesi i BE-se ne Kosove Peter Feith, gjate nje takimi me studentet e Universitetit AAB-Riinvest ne Prishtine.

Feith ka thene se procesi i decentralizimit, si nje perpjekje e perbashket e institucioneve vendase e nderkombetare ne Kosove, ka per qellim permiresimin e qeverisjes lokale dhe eshte nje obligim qe vjen nga pakoja e Ahtisarit.

Ndersa, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thene se gjate nje vit pune jane arritur rezultate te mira dhe se bashkepunimi me qytetaret e komunitetit serb eshte ne rritje.

Top Channel