
Ish drejtuesja e larte e Partise Socialiste, Makbule Ceco, tashme pjese e PSV91, ka bere nje analize per shkaqet qe cuan ne ndarjen e se majtes.
“Qe nga viti 2005, pas humbjes se zgjedhjeve, ne PS drejtimi i kesaj partie mori nje sens ndryshe nga ajo cfare kishte me pare, qe ishte karakterizuar nga mendimi ndryshe. Pas humbjes se zgjedhjeve, me zgjedhjen e kryetarit te ri, PS pesoi nje kthim mbrapa parimeve qe kishte sanksionuar dhe ketu mbisundoi fryma e njeshit, e perjashtimit”, thekson Ceco ne “Top Story”.
Me tej, ish zv/kryeparlamentarja eshte shprehur se gjate 4 viteve te fundit, PS dhe kryetari i saj nuk kane njohur asnje merite te qeverisjes se 8 viteve te PS-se. “Ne PS, pas humbjes filloi edhe nje kriticizem, filloi te spikaste negativiteti dhe qendrimi kunder gjithckaje qe kishte realizuar PS ne 8 vjet. Kjo fryme coi edhe ne levizje brenda kesaj partie. Per keto arsye filloi levizja per politike institucionale, per arsye se statuti i PS-se pesoi nje ndryshim rrenjesor duke nisur nga ideja e Rames se po krijohet nje parti e re, gje qe deshmohet dhe po deklarohet nga perfaqesues te PS-se sot”, vijoi Ceco.
Sipas saj, ne kongresin e prillit kur u kerkua nje analize e thelle nga delegatet, Rama deklaroi se analizat per nje parti jane metoda puniste dhe duhet ecur jo mbi bazen e analizave, por duhet te shihen zhvillimet e castit.
Top Channel