
Kryeministri Sali Berisha, se bashku me zyrtare te qeverise italiane dhe investitore private kane inauguruar perfundimin e terminalit te depozitimit te karburanteve ne gjirin e Vlores.
Investimi prej 57 milione eurosh, sipas zevendesministrit italian te Ekonomise, Adolfo Urso, hap tregun energjitik te Shqiperise dhe lehteson eksportin e naftes bruto te vendit.
Ky terminal, i ndertuar brenda zones se parkut energjitik, prane termocentralit, per kryeministrin Berisha ka edhe nje domethenie tjeter.
“Sot qyteti behet me terminalin me te ri dhe me modern te Mesdheut, me nje port te standarteve me te larta. Ne strategjine e qeverise time per te shnderruar Shqiperine ne nje superfuqi energjitike rajonale, ky eshte nje diamant i vertete”, ka deklaruar Berisha.
Sipas kryeministrit, ky investim strategjik per vendin, qe mundeson ne fazen e pare depozitimin e 55 mije metrave kub nafte dhe 4 mije metrave kub gaz, si dhe pritjen e anijeve 20 mije toneshe ne port, do te pasohet nga lehtesi te tjera fiskale per te thithur te tjera investime.
“Shqiperia eshte bere vend i besimit te madh per investitoret italiane dhe boteror. Ajo do te jete vendi me taksen fiskale me te ulet ne Europe dhe se shpejti do te jemi vendi me konkurrencen me te lire”, ka shtuar Berisha.
Top Channel