Vezhgimi jopolitik, kritik per kartat

03/06/2009 15:10

Publikohet raporti i pare mbi procesin e pajisjes se shtetasve me karta identiteti, i cili eshte hartuar ne baze te monitorimit te Levizjes Europiane te Shqiperise me mbeshtetjen financiare te ambasades amerikane.

Pertej debatit te diteve te fundit te dy partive te medha per kete ceshtje, ky raport sjell nje pasqyre te permbledhur te monitorimit te ketij procesi ne terren nga 23 prilli deri me 23 maj ne tre qytete kryesore te vendit, Tirane, Durres dhe Shkoder.

Ne raport nenvizohen disa mangesi te dukshme te ketij procesi, duke nisur qe nga fillimi me mjaft vonese madje vetem ne Tirane, ne janar dhe me vone gradualisht ne qytetet kryesore, ne qytetet e vogla dhe ne komuna ku ka mjaft zyra ende te pahapura.

Nje nga problemet qe nenvizon raporti eshte fluksi i akteve ligjore dhe nenligjore per 5 muaj, qe kane ndikuar negativisht ne qartesine e ketij procesi.

Raporti nenvizon gjithashtu se rreth 90% e te intervistuarve nuk kane informacion lidhur me menyren dhe masen e rimbursimit, si dhe mungesen totale te transparences ndaj publikut per evidentimin e personave te komunitetit rom dhe egjiptian, duke lene mundesi per abuzime per pajisjen falas me leternjoftim.

Nje tjeter element qe raporti e nenvizon problematik eshte kohezgjatja e qendrimit ne radhe per aplikim dhe per marrjen e leternjoftimit elektronik ku jane verejtur vonesa te shumta per nje pjese te aplikimeve te realizuara ne periudhen janar-shkurt.

“Duke llogaritur daten qe jemi sot dhe afrimin e zgjedhjeve, ka rrezik qe nje pjese e personave qe kane aplikuar te mos kene mundesi te pajisjen me karten e identitetit”, u shpreh Gledis Gjipali, drejtues i Levizjes Europiane.

Raporti nenvizon edhe disa mangesi te tjera te ketij procesi si nderprerjen e energjise elektrike, ku me problematike rezulton Tirana. Raporti perfshin dhe disa rekomandime, nje prej te cilave i adresohet aktoreve politike.

“Aktoret politike, partite politike duhet te gjejne nje zgjidhje ligjore qe personat pa dokument identifikimi te votojne me 28 qershor”, u shpreh Gjipali.

Por disa rekomandime shkojne dhe ne adrese te qytetareve, si aplikimi para dates 7 qershor, si dhe paraqitja e atyre qe kane aplikuar para tre javesh per te terhequr leternjoftimin per te bere te mundur shmangien e radheve te gjata qe mund te krijohen me afrimin e dates se zgjedhjeve.

Top Channel