Rama ne Berat: Bashke do ndryshojme Shqiperine

03/06/2009 16:05

Kryetari i Partise Socialiste ishte ne qytetin e Beratit per prezantimin e kandidateve per deputete te ketij qarku.

Nderkohe Rama po shpjegon ne qytete te ndryshme te vendit, programin e ri dhe idete per synimin e tij per te ndryshuar Shqiperine. Zoti Rama paraqiti si sfide kryesore ngritjen e Shqiperise dhe jo mundjen e kundershtarit.

“Po vij ne kete gare nga dashuria per vendin tim. Besoj te forca e madhe e bashkimit te ri te qytetareve. Besojini ketyre fjaleve qe burojne nga zemra”, u shpreh Rama.

Zoti Rama po i meshon ne kete fushate zgjedhore edhe rendesise qe ka forca e votes per te ndryshuar, sic tha, ai realitetin ne vend.

“Mjaft me qeveri qe ndryshojne vetem qimen dhe jo zakonin. Une dua te jem kryeministri juaj dhe dua te hap nje faqe te re, ku bashke me ju dua te shkruajme arritjet”, u shpreh Rama.

Ekipi qeveritar qe po paraqet PS, tha shefi i socialisteve, tenton ta dergoje qeverisjen prane qytetareve ndaj dhe ai u kerkon shqiptareve te votojne partine qe ai drejton. Ai tha se socialistet jane ne kete gare per t’i dhene ritme te tjera zhvillimit te qendrueshem te vendit dhe perseriti premtimin se cdo vendim pas 28 qershorit do te merret ne konsulte me grupet e interesit ashtu sic ndodhi edhe me hartimin e programit qeverises.

Top Channel