
Nen kolonen zanore te kenges se West Side Family, “Cohu”, kryetari i PS, Edi Rama vijoi prezantimin e kandidateve ne qarkun e Beratit, ne nje takim masiv ne Kucove.
Ne nje takim me permasat e nje feste, zoti Rama u perqendrua ne fjalimin e tij tek ndarja me te shkuaren permes votes se 28 qershorit dhe preku mundesite e jashtezakonshme qe kane ne duar qytetaret, sic tha ai, ne keto momente.
“Vota juaj eshte e jashtezakonshme sa sfida jone perballe varferise, papunesise, korrupsionit, injorances dhe dhunes. Vota juaj eshte endrra jone per ta bere Shqiperine si Evropa, eshte e vetmja menyre qe ju t’i hapni rruge se ardhmes. Votoni per PS”, ka pohuar Rama.
Zoti Rama, i cili po shoqeron prezantimin e kandidateve me ate te prezantimit te programit qeverises te socialisteve, tha se punesimi do te jete ne themel te dokumentit qeverises, per t’iu dhene mundesi te gjitheve per te jetuar me pune te ndershme.
Sipas tij, loja e vjeter e politikaneve, e cila detyron qindra mijera qytetare te vuajne papunesine dhe varferine, duhet te marre fund.
“Eshte koha e nje kapercimi te madh per t’i dhene fund se vjetres ne pushtet dhe per te sjelle te rene ne pushtet. Une dua te sfidoj bashke me ju politiken e vjeter te nje grupi politikanesh dhe te shkruaj bashke me ju te ardhmen tone”, ka theksuar Rama.
Takimet e kryetarit te PS, per shkak edhe te performances se tij, e cila eshte e orientuar drejt risive ne fushate, percollen ne Kucove nje atmosfere te vecante.
Top Channel