Policia e Kosoves ka arrestuar tre persona te dyshuar per perfshirje ne vjedhjen e nje sasie droge ne dhomen e deshmive ne Drejtorine e Policise se Prishtines.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave personat ne fjale jane arrestuar ne Hanin e Elezit, ku po tentonin te kalonin kufirin drejt Maqedonise.

Sipas burimeve, ne momentin e prangosjes atyre u jane gjetur edhe objekte qe rezultojne te jene vjedhur nga zyrat e policise.

Nderkohe, lajmi eshte konfirmuar edhe nga vete SHPK, permes nje komunikate per shtyp ne te cilen theksohet se agjentet e anti-krimit po zhvillojne hetime te metejshme mbi ceshtjen.

Vjedhja e 47 kilogrameve heroine dhe 3 milione eurove ne zyrat e policise shkaktoi perplasje te medha ne radhet e politikes kosovare.

Madje, opozita kerkoi edhe doreheqjen e drejtorit te pergjithshem te policise, Sheremet Ahmeti.

Top Channel