Noka: Ne qarkun e Kukesit fiton PD

03/06/2009 21:30

Kandidati i PD ne qarkun e Kukesit, Flamur Noka ka shprehur bindjen e tij se kjo parti do te rifitoje ne kete qark pasi qeveria Berisha, ndryshe nga ajo e meparshme nuk e ka lene ate pas dore.

“Jam i bindur se banoret e Kukesit do te votojne PD dhe kryeministrin Berisha. Ne kete qark ka pasur zona te lena pas dore dhe qeveria Berisha nuk vazhdoi politiken e PS, pasi ne Kukes ne 4 vjet jane investuar 13 miliarde leke, aq sa qarku i Kukesit nuk besohet t’i kete marre ne historine e tij”, ka deklaruar Noka ne emisionin “Top Story” ne Top Channel.

Kandidati demokrat ka shpalosur edhe menyren se si eshte perdorur ky investim, duke e vene theksin tek rruget qe jane ndertuar ne qarkun verior te vendit.

“Nga keto, 12 miliarde jane vetem ne infrastrukture, rruge, ujesjellesa e kanalizime. Ndersa 500 milione ne arsim. Qarku i Kukesit nuk eshte me ai qe ka qene, sepse ne kemi ndertuar”, ka pohuar Noka.

Sipas tij, krahasuar me qeverisjen e PS, qeveria aktuale ka bere ndryshime rrenjesore kryesisht me shtrimin e rrugeve.

“Pse kuksianet do votojne PD? Sepse PS ne 8 vjet beri zero km rruge. Ndersa vetem ne qeverisjen e PD jane shtruar 275 km rruge, pa perfshire Durres-Kukes. Eshte ndertuar rruga Sopot-Qafe Morine, po asfaltohet rruga drejt Bajram Currit, eshte bere asfaltimi nga Ura e Bujanit deri ne Sopot, nderkohe qe po vazhdon asfaltimi i rruges nga Bajram Curri drejt Hasit. Nga ana tjeter eshte rruga e Valbones, qe do jete nje nga perlat e turizmit, ku jane bere nga dy segmente, si dhe rruga qe e kane pasur tmerr tropojanet, ajo nga Tropoja ne Qafe te Malit, e cila eshte realizuar fale qeverisjes se PD”, ka nenvizuar Noka.

Ai ka shtuar me tej se qarku i Kukesit nuk eshte me ai qe ka qene me pare, pasi investimet e kane kthyer ate ne nje qytet ku eshte ulur papunesia dhe varferia.

“Tani Kukesi do te rrise ndjeshem punesimin. Nuk eshte ai Kukes qe ka qene, i varfer e i rrenuar, pasi investimet ne rruge dhe ne energjitike kane hapur shume vende pune”, ka shtuar Noka.

 

Top Channel