Meta: LSI, lufte papunesise dhe varferise

03/06/2009 19:45

Kryetari i LSI, Ilir Meta, ne konventen kombetare te partise se tij qe po mbahet ne keto momente, ka premtuar se nese vjen ne pushtet, qeveria e tij do te kete perparesi luften kunder varferise dhe papunesise.

“Kam planin me prioritetin kryesor per shqiptaret, qe eshte papunesia dhe mireqenia per cdo familje shqiptare”, ka deklaruar Meta, i cili ka shprehur bindjen e tij se LSI do te dale fituese nga zgjedhjet e 28 qershorit.

“Kompania amerikane qe kemi zgjedhur ka nxjerre fitues Bill Clinton ne Amerike, Toni Bler ne Britani, Boris Tadic ne Serbi dhe do te na nxjerre fitues edhe neve ne Shqiperi”, ka pohuar Meta.

Kreu i LSI ka theksuar se partia e tij kandidon ne keto zgjedhje per te luftuar fenomenet negative te vendit dhe per te mbrojtur dinjitetin e qytetareve shqiptare, ndryshe nga parti te tjera qe sipas tij per interesat e tyre kane shkelur dokumentin themeltar te shtetit.

“Kandidatet e LSI po punojne ne terren. Ne nuk jemi ne keto zgjedhje per te marre 71 deputete, por per te nxjerre Shqiperine nga kriza. Ne hyjme ne keto zgjedhje per te garantuar 100 mije vende te reja pune. Ne luftojme ne keto zgjedhje per te mbrojtur dinjitetin e gjithe shqiptareve nga ata qe ne kundershtim me vullnetin dhe referendumin e popullit shqiptar ndryshuan Kushtetuten per interesa personale dhe korruptive. Ne punojme dhe luftojme ne keto zgjedhje per t’i dhene shprese dhe perspektive gjithe shqiptareve ketu dhe atyre kudo ku jane, sepse jane pjese e jona”, ka shtuar Meta.

 

Top Channel