Masakra e Qafe Gjashtes, deshmon vellai i policit

03/06/2009 20:20

Procesi ndaj te akuzuarve si autore te masakres se Qafe Gjashtes ka vijuar me marrjen e deshmive te gjashte personave.

Ata kane hedhur drite mbi detajet rrenqethese per vrasjen dhe djegjen e policit Gjergj Mehmeti dhe si u keqtrajtua e u mbajt peng polici tjeter Eduard Alia, i cli nuk erdhi te deshmoje dhe gjykata thirri per te pyetur vellain e tij, Jaho Alia, qe ka biseduar me policin e mbajtur peng per 15 dite ne Sarande, menjehere sapo ai ishte kthyer ne shtepi.

Deshmitari tha se te vellain ua kishte sjelle ne shtepi Zani Caushi, atehere kapobande ne Vlore. Zani, sipas tij, kishte negociuar me rrembyesit dhe e kishte marre Eduard Alian ne spitalin ku ai mbahej ne gjendje te rende per shendetin.

Im vella, shtoi me tej deshmitari, kishte plage te shumta ne koke dhe djegie ne kurriz dhe e kishte te veshtire te fliste per ngjarjen ku kolegu i tij mbeti i vare.

Eduard Alia i kishte thene deshmitarit se ishte nisur me sherbim drejt Sarandes me urdher te Sokol Bizhges dhe se me ta ishte bashkuar rruges edhe polici tjeter Gjergj Mehmeti, i vrare ne masaker.

Por sipas deshmitarit, i vellai ne gjarjen e Qafe Gjashtes mbante mend vetem momentin kur ishte fshehur pas nje objekti per te shpetuar jeten dhe asnje rrethane tjeter mbi keqtrajtimin publik dhe mbajtjen e tij peng.

Por nje tjeter deshmitar, ish-polic vullnetar gjate ngjarjeve te 97-es, Pellumb Kolonja, pohoi para gjykates se e kishte pare policin Eduard Alia ne spital, te keqtrajtuar ne forme mizore.

Sipas tij, Eduardi mbahej edhe i lidhur ne krevat dhe mbikeqyrej nga rrembyesit ne hyrje te dhomes, duke ndalur cdokend qe kekronte ta takonte.

 

Top Channel