Gjana: S’e kam problem kandidimin ne Diber

03/06/2009 22:00

Deputeti demokrat Jemin Gjana ka deklaruar se per te nuk perben problem kandidimi ne nje qark tjeter ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Gjana ka theksuar se ka qene pjese e Parlamentit shqiptar qe prej fillimit te viteve ’90 dhe ka shprehur bindjen se do te rizgjidhet edhe kete here.

“Jam pjese e nje liste ne qarkun e Dibres dhe kjo nuk perben asnje problem. Historine e kam te njejte me ato te viteve me pare. Kam qene deputet ne Pogradec, Kukes, Mirdite, Has dhe tani jam pjese e listes se qarkut te Dibres. Kam vite pa e nderprere Parlamentin, gjithmone kam qene me PD duke kandiduar ne zona te ndryshme te vendit”, ka pohuar Gjana.

Ministri i Bujqesise ka shprehur bindjen se edhe kete here qarku i Dibres do te marre ngjyren blu, pasi sipas tij, ndryshe nga 4 vite me pare, sot ky qark ka ndryshuar infrastrukture fale investimeve te qeverise.

“Qarku i Dibres ishte nje nga zonat me te varfera ne vend. Ajo ka qene nga zonat me te pasura ne minerale, ne pyje e burime hidrike, por e mbetur e pazhvilluar per dekada me radhe. Ne kemi bere nje rritje te ndihmave ekonomike krahasuar me vitin 2005 dhe investimet qe kane shkuar ne qarkun e Dibres jane 5-7 here me te medha krahasuar me 4 vjet me pare”, ka nenvizuar Gjana, i cili ka bere edhe nje ekspoze se ku jane perqendruar keto investime.

“Vetem ne Peshkopi ka 5 milione euro investime, nderkohe qe jane bere edhe investime ne qytete te tjera si Klosi e Bulqiza. Rruga e Arberit eshte nje tjeter investim i madh, nderkohe qe ka filluar studimi per te lidhur Klosin me Rreshenin. Gjithashtu, investimet ne arsim jane te medha, ndersa persa u takon investimeve ne bujqesi, per here te pare pas 2007-es ne Diber jane derguar mbi 2 milione dollare”, ka saktesuar Gjana.

Top Channel