Diber, Minxhozi: Varferia eshte rritur ndjeshem

03/06/2009 21:40

Ne fjalen e tij ne “Top Story”, kandidati socialist per Qarkun e Dibres, Qemal Minxhozi ka thene se eshte nje obligim i madh qe ka marre per te kandiduar ne zgjedhjet e 28 qershorit per kete zone.

“Rrethi i Matit nga viti 2005 deri ne 2009 nuk ka asnje km rruge me asfalt jashte rruges nacionale. Rrethi i Bulqizes vetem 1.5 km rruge me asfalt jashte rruges nacionale. Ne 83 fshatra te rrethit Mat, ne 157 njesi treg shitje ka nje vlere borxhi ne masen 1 miliarde e 570 milione leke nga ana e qytetareve. Ka nje fluks te madh kerkesash per viza per te shkuar jashte shtetit”, u shpreh Minxhozi.

Me tej, ai shtoi se 93 % e te rinjve nuk duan te kthehen me nga zonat ku vijne per shkak te mungeses se perspektives dhe ka nje tendence ne rritje per te lene familjet dhe per te kaluar drejt Tiranes e Durresit.

“Ne Bulqize, varferia eshte me e madhe se ne Burrel e Peshkopi. 40 % e ambulancave qendrojne te mbyllura dhe nuk kane shtrat dhe mjetet me te domosdoshme. Eshte nje varferi jo thjesht ekonomike por edhe shpirterore”, nenvizon kandidati socialist per Qarkun e Dibres.

 

Top Channel