
Raportimi i Bordit te Monitorimit te Medias perpara KQZ-se u shty per ne mbremje, per t’i dhene kohe anetareve te KQZ-se dhe perfaqesuesve te partive qe te njihen me pasqyren javore te te dhenave.
Ne Qendren e Monitorimit e cila ndodhet ne mjediset e Keshillit Kombetar te Radio-Televizionit, monitorohen 14 televizione dhe 3 radio.
Bordi pranon ne relacionin e vet, se per kronikat e perurimit te tunelit Rreshen-Kalimash, debatin Ministri e Brendshme-PS per leternjoftimet dhe kronikat e 1 Qershorit, kane pasur mosmarreveshje, se cilat prej tyre duhen konsideruar fushate dhe cilat jo. Per kete i eshte kerkuar mendim KQZ-se.
Po ashtu Bordi ka konstatuar se nje numer i konsiderueshem operatoresh kane shkelur Kodin Zgjedhor persa i perket transmetimit te reklamave mes ores 18.00 dhe 20.00 qe eshte nje brez orar i palejuar nga ligji.
Siç thuhet ne relacion, Bordi nuk ka nxituar te propozoje kesaj here masa kompensuese apo administrative, pasi siç argumenton Bordi, jane vetem pese ditet e para dhe eshte çmuar si me e udhes qe operatoreve radiotelevizive t’u dergohen kujtesa lidhur me kuadrin ligjor qe duhet respektuar.
Ne materialet e ardhshme, kur edhe koha e monitoruar do te jete me e madhe, Bordi angazhohet te jete me konkret ne raportin e tij. Po ashtu, ne relacion shprehet angazhimi i Bordit te Monitorimit per te marre ne shqyrtim çdo pretendim te operatoreve radiotelevizive lidhur me monitorimet apo raportet e tij ditore.
Listat, materialet e regjistruara dhe çdo gje eshte ne dispozicion te reklamuesve te mundshem, per te ballafaquar çdo pasaktesi qe mund te jete bere gjate monitorimit dhe hartimit te tabelave dhe raporteve.
Ne mbremje pritet KQZ te dikutoje konkretisht per rezultatet e monitorimit dhe kronikat konkrete qe kane prishuar unanimitetin e Bordit te Monitorimit te Mediave.
Top Channel