Bankat kapercejne krizen e fundvitit

03/06/2009 20:45

Per here te pare pas 6 muajsh renie, depozitat ne banka kane nisur te rriten serish.

Te dhenat me te fundit zyrtare nga Banka e Shqiperise tregojne se totali i depozitave ne banka u rrit gjate muajit prill me mbi 3 miliarde leke.

“Ka nje rikthim te besimit, por edhe rritja e garancise ka ndikuar”, deklaron Klodian Shehu, drejtor i stabilitetit financiar ne BSH.

Krahasuar me prillin e vitit te kaluar, depozitat ne banka jane 1 per qind me te uleta, kjo per shkak te terheqjeve masive qe ndodhi sidomos ne muajt e fundit te 2008.

Ne tetor, kur kriza globale ishte ne kulmin e saj, depozitat rane me 26 miliarde leke krahasuar me nje muaj me pare, ne nentor rane me 14 miliarde leke, ne dhejtor me 8 miliarde.

“Kjo prirje per rritjen e depozitave eshte nje rikthim i natyrshem i nje prirjeje afatgjate per sistemin bankar”, pohon Shehu.

Ekspertet e bankes thone se ky eshte nje sinjal pozitiv per ekonomine, pasi depozitat jane baza e financimit te ekonomise.

Te dhenat tregojne se edhe gjate prillit ritmet e rritjes se kredise kane qene mjaft te uleta krahasuar me nje vit me pare. Vec kesaj, edhe normat e interesit te kredive, kryesisht asaj ne leke, kane vazhduar te rriten.

 

Top Channel