
Ai eshte nje prej miliona te rinjve i rritur ne mjerim ne lagjen e barakave ne Bombei, por qe rastesia e con te konkurroje ne shfaqjen e mirenjohur “Kush do te behet milioner?”.
Shpallet fituesi i cmimit te madh, por gjithnje fati eshte kundra tij. Jamal Mali eshte protagonisti i filmit “Slumdog Millionaire”, (Milioneri i Barakave), i cili me 5 qershor vjen premiere ne kinemate “Imperial”.
“Slumdog Millionaire” eshte nje nder filmat me te bukur realizuar gjate vitit, ku mundi te rrembeje 8 cmime Oscar dhe mbi 87 cmime te tjera te rendesishem boterore.
Filmi i gjinise se drames vjen i realizuar nen regjine e Danny Boyle, me skenar te Simon Beaufoy dhe Vikas Searup. Ne te interpretojne aktoret Dev Patel, Freida Pinot, Anil Kapoor, etj.
Ky film eshte cilesuar mjaft kontradiktor pasi India kerkoi ndalimin e tij per shkak te “portretizimit jo korrekt” te barakave indiane.
Top Channel