Presidenti Fatmir Sejdiu ka vleresuar rolin e trupave te KFOR-it per ruajtjen e paqes dhe sigurise ne Kosove.

Ne nje takim me komandantin e trupave nderkombetare, gjeneralin Giuseppe Emilio Gay, Sejdiu ka theksuar se me punen e tij, KFOR gezon simpatine dhe mbeshtetjen e institucioneve te Kosoves.

“KFOR ka luajtur nje rol shume aktiv ne ringjalljen e pergjithshme te jeteses ne Kosove dhe ne ndertimin e vendit”, ka deklaruar Sejdiu.

Nga ana e tij, gjenerali Gay ka garantuar presidentin kosovar se trupat nderkombetare do te vazhdojne te ruajne rendin dhe qetesine ne Kosove.

Top Channel