Gjenden objekte te avionit ne Atlantik
02/06/2009 15:35
Mbetje avioni jane gjetur ne Oqeanin Atlantik dhe mendohet se ato jane pjese e A330 te kompanise Air France, i zhdukur prej se henes bashke me 228 personat ne bord.
Objekte te ndryshme dhe ndenjese avioni u gjeten 720 kilometra larg ishullit Fernando de Noronha, thane zyrtaret e aviacionit brazilian.
Kerkimet po vazhdojne ende, po nuk ka elemente te forta qe mund te vertetojne plotesisht se behet fjale per fluturimin 447.
Ekipet e shpetimit nga Brazili, Franca dhe Senegali po kerkojne ne pjese te ndryshme te Atlantikut.
Top Channel