Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis ka deklaruar se Greqia pret qe te rifilloje bisedimet me Maqedonine per zgjidhjen e kontestit te emrit.

“Greqia mbetet ne pozicionin se zgjidhja e kontestit me fqinjin e saj verior duhet te behet me nje emer qe te permbaje nje percaktim gjeografik dhe qe te perdoret nga te gjithe”, ka pohuar Bakojanis.

Lidhur me ceshtjen e emrit eshte prononcuar sot edhe lideri i Pasok, Jorgos Papandreu, i cili eshte shprehur kunder formules se dyfishte per zgjidhjen e kontestit.

“Greqia deshiron qe IRJM t’i bashkohet BE-se, por kjo mund te realizohet vetem me gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme per te dyja palet”, ka theksuar Papandreu.

Top Channel