Itali, fushate zgjedhore per Parlamentin Europian

01/06/2009 11:55

Me afrimin e zgjedhjeve per Parlamentin Europian edhe ne Itali fushata zgjedhore ndihet gjithnje e me shume.

Ne epoken e internetit, te Facebook dhe blogeve, pjesa me e mire e kandidateve italiane vazhdojne te preferojne mjetin me tradicional per te terhequr votuesit: afishet ne rruge dhe fletepalosjet.

Stile dhe slogane te ndryshem, por ne plan te pare mbetet fytyra e kandidatit, zakonisht i qeshur. I qeshur paraqitet edhe Matteo Salvini i Lidhjes se Veriut, i njohur per propozimin e tij qe ne metropolitanat e Milanos te krijohen vagone vetem per te huajt.

Per te terhequr zgjedhesit kete here Salvini ve ne shenjester Turqine duke kundershtuar futjen e ketij vendi ne Europen e bashkuar.

Ne Itali nuk çrrenjoset zakoni i ngjitjes se afisheve ne menyre abuzive edhe atje ku eshte e ndaluar. Jo rralle metra e metra te tera mure, edhe ne pika me interes artistik, jane te mbushur me afishe e pankarta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta