Avioni mund te jete goditur nga rrufeja

01/06/2009 14:40

Avioni Air France, me 228 persona ne bord, i cili rezulton i zhdukur prej mengjesit te sotem, mendohet te jete goditur nga nje rrufe si pasoje e motit te keq. Para se te humbiste kontaktet, eshte raportuar nje problem ne trupin e avionit.

Keto jane njoftimet e fundit te bera te ditur nga zyrtare, te cilet e pershkrojne kete si nje aksident katastrofe.

Airbus A330-200 dergoi nje mesazh automatik duke sinjalizuar futjen ne qender te nje stuhie.

Kontakti i fundit me avionin mesohet te kete qene ora 20:33 e se dieles, duke iu referuar zyrtareve braziliane.

Top Channel