“GM” kerkon nisjen e procedures se falimentimit

01/06/2009 16:00

“General Motors” ka kerkuar zyrtarisht fillimin e procedures se falimentimit te parashikuar nga Kapitulli 11.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave prodhuesi i automjeteve ka paraqitur dokumentacionin per shkeputjen e aktiviteteve me te rendesishme.

Ne instancen e paraqitur para gjykates se falimentimit, “GM” ka deklaruar se totali i borxhit te saj shkon ne 172.81 miliarde dhe se totali i aktiviteteve te saj eshte 82.29 miliarde.

Nderkohe qe kreditoret jane mbi 100 mije dhe shtepia automobilistike e Detroitit pret qe kreditoret e pagarantuar te marrin nje shperblim.

Top Channel