Hapja e tunelit te Kalimashit eshte ndjekur me emocione dhe vemendje edhe nga pjesa tjeter e shqiptareve, e atyre qe jetojne ne Maqedoni.

Perfaqesuesit e tyre e konsiderojne perurimin e kesaj vepre, nje ngjarje te rendesishme per zhvillimet integruese jo vetem te shqiptareve, por te te gjithe rajonit.

“Sot po vazhdon procesi i te berit nje te kombit shqiptar. Dhe shqiptaret anembane ne Mal te Zi, ne Cameri, ne Maqedoni, ne Luginen e Presheves, ne Shqiperi dhe Kosove, festojne kete mrekulli”, eshte shprehur Artan Grubi, kryetar i levizjes “Zgjohu”, ne Shkup.

Per politikanet shqiptare ne Shkup, rruga Durres-Kukes do te kete nje impakt shume dimensional.

“Eshte nje investim shume i rendesishem i pare ne disa dimensione. Ne pikepamjen ekonomike do te ndihmoje qeverine e Kosoves te implementoje veshtiresit ne rimekembjen e ekonomise kombetare, ne dimensionin gjeopolitik do te ndihmoje Kosoven dhe Shqiperine qe te integrohen”, eshte shprehur zedhenesi i DR-se, Fexhri Selami.

“Eshte nje kontribut jo vetem i integrimit shqiptar, por edhe ndaj integrimit rajonal. Ato rruge drejt bregdetit shqiptar, nuk do t’i shfrytezojne vetem shqiptaret, por te gjithe qytetaret e rajonit. Eshte edhe nje mundesi qe t’i heqim paragjykimet qe per vite me radhe ekzistojne ne Ballkan”, eshte shprehur Teuta Arifi, deputete e BDI-se.

PDSH, permes nje nje deklarate per shtyp ka thene se kjo rruge duhet t’i mesoje qeverise se Shkupit se si lidhen shtetet dhe t’i jape fund politikave te saj izolacioniste.

Top Channel