Perfaqesues te larte te qeverise se Kosoves do te jene te pranishem ne ceremonine e perurimit te tunelit te Kalimashit, simbol i pengeses me te madhe e komunikimit tokesor midis dy shteteve.

Fatmir Limaj, nje nga gjeneralet e njohur te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, minister i Transporteve dhe Komunikacioneve, qe do te asistoje ne festen peruruese, thote se kufijte politike midis Shqiperise dhe Kosoves jane duke u bere gjithnje e me formale, por tani, vit pas viti po shemben edhe kufijte natyrore midis tyre.

Rruga Durres-Morine do te dinamizoje jeten e shqiptareve andej e kendej kufirit. Tregu i Kosoves do te riorientohet nga Shqiperia dhe kosovaret do ta ndiejne veten shume me prane bregdetit duke u cliruar psikologjikisht nga kompleksi i rrethimit tokesor.

Vullneti politik per ta pershpejtuar zgjidhjen nuk mungon, por procedurat jane te nderlikuara dhe lypin shume kohe. Buxheti i pretenduar shkon afro nje miliarde euro, shoqeri te medha te huaja qe mund ta perballonin vete investimin jane ofruar ne kembim te nje marreveshjeje koncesionare, por ne Kosove ende nuk ekziston nje ligj per dhenien e koncesioneve. Gjeneral Limaj do te deshironte qe nje shkalle e njejte komunikimi dhe marreveshjeje te ekzistonte edhe me Maqedonine, por ai nuk le pa permendur nje ndikim ende te pranishem serb ne Shkup.

A vazhdon Beogradi te insistoje ne endren e tij te vjeter duke mos pranuar realitetin e ri ne Kosove? Edhe per sa kohe, qarqet me ndikim politik te tij do te fabrikojne akuza kunder ish-luftetareve te Levizjes Clirimtare? Pse vete shqiptaret kane ende dilema ndaj zgjedhjeve te autoriteteve me te larta qe jane bere ne qeverine e re te Kosoves? Akuza konkrete per korrupsion apo perfolje keqdashese, ndaj familjes se Fatmir Limaj?

Raportet politike brenda ne Kosove, pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme, projektet e partive politike atje, te gjitha ne sherbim te se ardhmes se vendit, ne nje bashkebisedim te ministrit te Transporteve ne Kosove me gazetaren e byrose se Top Channel atje, Arta Berisha per telerevisten

Top Channel