Gazetarja ruse, azil politik ne Finlande

30/05/2009 11:00

Nje gazetare ruse ka kerkuar azil politik ne Finlande, ku ndodhej per te marre pjese ne nje konference.

Ashtu sikurse ndodhte ne Bashkimin Sovjetik, gazetarja Elena Maglevannaia eshte detyruar ta beje kerkese per shkak te sulmeve qe po kryhen ndaj saj.

Lajmin e dha Sergei Kniazkin, drejtues i Komitetit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Republiken Autonome te Tatarstan.

Gazetarja ka denoncuar neper shkrimet e saj torturat e kryera ndaj te denuarve ne burgjet e Cecenise.

Pikerisht per keto shkrime ajo eshte denuar nga Gjykata e Volgograd te paguaje nje gjobe prej 200 mije rublash (rreth 4.600 euro) per perhapje lajmesh false.

Top Channel