Presidenti serb Boris Tadic, gjate vizites se tij ne Paris ka siguruar Francen se politika e Serbise ndaj Kosoves do te jete paqesore dhe parimore.

Tadic ka shprehur bindjen se ceshtja e Kosoves do te marre nje zgjidhje te re pasi Gjykata Nderkombetare e Drejtesise te jape vendimin e saj mbi pavaresine.

“Presim nje zgjidhje juridike te kesaj ceshtjeje nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. Kjo eshte metoda me te cilen Serbia mbron integritetin e saj territorial dhe parimet themelore evropiane”, ka deklaruar Tadic.

Presidenti serb ka shprehur bindjen e tij se vendimi i gjykates se Hages nuk do te jete ne kundershtim me interesat e Serbise, pasi sipas tij, ne baze te se drejtes nderkombetare pavaresia e Kosoves eshte ilegale.

Top Channel