Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni eshte takuar sot ne ambientet e Pallatit te Qelqte ne Nju Jork me sekretarin e pergjithshem te Liges Arabe, Amr Moussa.

Pervec lobingut qe ka bere per pavaresine, duke kerkuar njohjen e saj nga vendet anetare te LA, Hyseni e ka njohur bashkebiseduesin me hapat e institucioneve te Kosoves ne formimin e shtetit.

Gjithashtu, Hyseni shprehu gatishmerine e Prishtines per te vendosur kanale te rregullta komunikimi me te gjitha vendet e Liges Arabe.

Me tej, shefi i diplomacise kosovare ka kerkuar qe Kosoves t’i mundesohet pjesemarrja ne evenimentet qe do te organizohen nga organizata ne fjale.

Top Channel