Kine, dyshime per rastin e pare te gripit te derrave

29/05/2009 08:50

Ministria kineze e Shendetesise ka shfaqur dyshime per rastin e pare te infektimit me virusin H1N1 brenda vendit.

Infeksioni mendohet t’i jete transmetuar nje shtetaseje 24-vjecare nga provinca jugore Guangdong, qe kishte qene ne kontakt me persona mbartes te virusit, thuhet ne nje deklarate te ministrise.

Gruaja punon si grimiere ne nje studio fotosh ne Guangzhou dhe infektuesit mund te jene nje cift qe po benin fotot e dasmes pak dite me pare. Pacientja pati dhimbje koke dhe temperature e me pas u transportua ne spital.

OBSH ka njoftuar se deri tani ne te gjithe boten te infektuar me gripin e derrave jane 13398 persona ne 48 vende, ndersa 95 persona kane gjetur vdekjen.

Top Channel