Nensekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka deklaruar se per kontestin e emrit mes Maqedonise dhe Greqise ka shume zgjidhje kreative.

Steinberg ka shprehur shpresen e tij se dy vendet do t’i tejkalojne mosmarreveshjet dhe Maqedonia do te mund te anetaresohet ne NATO.

“Shpresojme se do te kete nje angazhim real dhe te intensifikuar te Athines dhe Shkupit ne gjetjen e nje zgjidhjeje kreative, ne menyre qe Maqedonia te vazhdoje procesin integrues”, ka pohuar Steinberg.

Ai ka shtuar me tej se Uashingtoni do te vazhdoje ta mbeshtese procesin ne fjale dhe ndermjetesin e OKB, Metju Nimic.

Top Channel