Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, por edhe levizje te ndryshme civile kane reaguar pas vendimit te presidentit kosovar Fatmir Sejdiu per te anuluar viziten ne Shkup, duke kritikuar per kete qeverine maqedonase.

Levizja “Zgjohu” e ka cilesuar si “joserioz” dhe “tendencioz” qendrimin e autoriteteve maqedonase ndaj presidentit Sejdiu.

Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe partia Bashkimi Demokratik Shqiptar, e cila ka theksuar se Shkupi zyrtar ka provokuar shqiptaret.

Ajo i ka bere thirrje liderit te BDI-se, Ali Ahmeti, qe te ndale servilizmin ndaj kryeministrit Gruevski.

Vete partia e Ahmetit ka deklaruar se ka mbetur e befasuar nga veprimi i Sejdiut, pasi nuk priste qe ai te anulonte viziten ne Maqedoni.

Top Channel