Maqedonia eshte vendi me papunesine me te larte jo vetem ne rajonin e Ballkanit, por ne te gjithe kontinentin e Evropes.

Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale, sipas te cilave te dhenat mbi papunesine te regjistruara ne fund te muajit prill tregojne se 349879 banore jane te papune.

Sipas burimeve, fenomeni ne fjale me shume ka prekur popullsite jo maqedonase, kryesisht komunitetin rom.

Nderkohe, ekspertet deklarojne se numri i te papuneve do te rritet per shkak te pasojave te krizes financiare globale.

Top Channel