Ivanov, keqardhje per vendimin e Sejdiut

28/05/2009 09:00

Pas vendimit te presidentit Sejdiu per te anuluar viziten e tij ne Shkup, Kabineti i Presidentit te Maqedonise, permes nje deklarate shprehu keqardhje per mosrealizimin e takimit ndermjet presidentit maqedonas Gjorgi Ivanov dhe homologut te tij kosovar, Fatmir Sejdiu.

Ne deklarate thuhet se  Zoti Ivanov, eshte i perkushtuar per kultivimin e marrdhenieve te mira dypaleshe me fqinjet e Maqedonise.

Ai beson se mardheniet mes Shkupit dhe Prishtines do te intensifikohen dhe thellohen ne nje te ardhme te afert –  thuhet ne deklaraten e presidences maqedonase.

Analistet shqiptare ne Shkup, taktiken e presidentit Ivanov, sa i perket fteses per homolugun e tij kosovare i lidhin me mungesen e vullnetit politik te zyrtareve maqedonas per te bashkepunuar dhe vendosur marredhenie diplomatike me palen kosovare.

Anulimi i vizites sipas analisteve, do te ndikoje edhe me teper ne ftohjen e marredhenieve ndermjet dy vendeve.  

Top Channel