IES: Kosova do te mbetet ne geton e vizave

28/05/2009 15:45

Nderkohe qe shtetet e Ballkanit presin raportin zyrtar te KE qe do te saktesoje se cili vend ka plotesuar kriteret per liberalizimin e vizave, Iniciativa Evropiane per Stabilitet ka deklaruar sot se Kosova nuk eshte perfshire fare ne kete proces.

“Arsyeja per kete situate eshte se Kosova nuk eshte njohur ende nga te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian”, ka deklaruar perfaqesuesja e IES, Alexandra Stieglmeyer.

Ajo ka theksuar se, ky eshte nje gabim i madh per faktin se nje dite per te gjitha vendet e rajonit do te hiqen vizat, ndersa Kosova do te mbetet ne “geton e vizave”.

Top Channel