Gripi A, izolohet nje anije me 200 pasagjere ne Australi

28/05/2009 12:25

Nje anije turistike me 2 mije pasagjere eshte urdheruar te qendroje larg brigjeve australiane, pasi tre pjesetare te ekuipazhit te saj rezultuan pozitiv me virusin H1N1.

Pacific Dawn nuk do te vazhdoje udhetimin sipas planit, por do qe qendroje ne nje port me te madh. Urdhri u dha ne nje kohe qe ne Australi jane konfirmuar mbi 100 raste me gripin e derrave. Megjithate, anija nuk do te futet ne karantine.

Pacific Dawn eshte bere pergjegjese per perhapjen e fundit te infeksionit ne Australi, pasi autoritetet lejuan qe 2000 pasagjere te zbrisnin ne Sidnei, pavaresisht se kishte persona te dyshuar si mbartes te virusit.

Ekspertet kane paralajmeruar se numri i rasteve ne Australi do te rritet ndjeshem dhe do te shnderrohet ne epidemi, qe do te preke 25 perqind te popullsise.

Top Channel